image Veliaj: Linjat urbane dalin të hënën në punë, kush nuk del i merret licenca

Veliaj: Linjat urbane dalin të hënën në punë, kush nuk del i merret licenca

news image

Transporti urban në Tiranë pritet që të rikthehet të hënën. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, u kërkoi operatorëve që të fillojnë shërbimin ndaj qytetarëve dhe në rast të kundërt, ai paralajmëroi se do të humbasin licencat.

“Besoj që shumica e linjave do të dalin të hënën. Ato që nuk do të dalin dhe do guxojnë të vënë në dyshim këtë që jam duke thënë, do ta kenë ditën e fundit që punojnë në Bashkinë e Tiranës si Operator i Transportit Publik”, deklaroi Erion Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj thotë se Bashkia ka qenë gjithmonë një dëgjuese e vëmendshme e kërkesave të tyre dhe ka lëshuar ndaj operatorëve kërkesave të operatorëve sa herë që ata kanë pasur të drejtë.

Për kryebashkiakun zgjidhja është e thjeshtë. Të gjithë ata operatorë që nuk përballojnë dot shërbimin të dorëzojnë licencat.

“Do të habitesha nëse do të kishte nga ata që e vënë në dyshim fjalën time. Megjithëatë disa operatorëve u kam thënë, që nëse nuk ju del. Pra nëse, fjala vjen ju nuk ju del rroga si gazetare, atëherë ti nuk del më nesër me mikrofon, sepse thua: “Unë me këtë punë nuk realizoj dot të ardhur apo stilin e jetës që kam.” Kështu që për ata që sinqerisht mund të kenë borxhe, overdrafte, mjafton ta lënë licencën, ne hapim garë dhe e merr dikush tjetër” u shpreh Veliaj për Top Channel./Gazeta Sinjali/