Konkurrenti i formatit televiziv të Big Brother VIP Kosova, Bruno është shprehur kurioz të dijë mënyrën se si Vedati i gjykon gratë e martuara në raport me vjehrrat e tyre.
Vedati i ka dhënë një përgjigje goxha të detajuar Brunos, ndërsa ka theksuar se “një nuse e mençur di ta bëjë vjehrrën për vete”.
“Po Bruno tash shumë sende ndodhin, duhet me i pa dy karakteret, të nuses, të djalit, pastaj raportet djalë-nënë apo nuse-vjehërr. Nuk është e thënë me dashtë vjehrrën sikur nënën tënde, pastaj ka bashkësi e aty lind problemi”,
“Këtu ma merr menja që edhe djali luan rol shumë të rëndësishëm, djali mes nënës edhe gruas, duhet të krijojë një raport të shëndoshë dhe me i përcaktu disa gjëra me të dytat. Ka edhe vjehërr më të vështirë, por ma merr mendja një nuse e mençur di ta bëjë vjehrrën për vete”, ka thënë pos tjerash Vedati në përgjigjen e tij.