image Vedat Muriqi realizon super gol, Mallorca pëson disfatë nga Betisi

Futboll

Vedat Muriqi realizon super gol, Mallorca pëson disfatë nga Betisi

news image

Real Betis e ka mposhtur Mallorcan në kuadër të xhiros së 25-të në La Ligan spanjolle, raporton Sinjali Sport.

Skuadra andaluziane minimalisht triumfoi ndaj asaj ishullore me rezultat të ngushtë 2-1.

Moreno dhe Willian Jose i realizuan golat te vendasit, në këtë fitore të rëndësishme për ta.

Në anën tjetër, golin e vetëm e shënoi, futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili vazhdon shkëlqimin në elitën e futbollit spanjoll.

Ky ishte goli i dytë në tre ndeshjet e para për lojtarin nga Prizreni, i cili ka edhe dy asistime mbi supet e tij.

Betisi me këtë fitore mbetet në pozitën e tretë me 46 pikë duke vazhduar t’i befasojë të gjithë me stinorin që është duke e pasur.

Mallorca mbetet në pozicionin e 16-të me 26 pikë të grumbulluara, ku ka edhe një ndeshje më pak, e që synim ka mbetjen në La Liga. /Gazeta Sinjali Sporti/