Vedat Muriqi dje në ditën e fundit të merkatos është bërë lojtar i Mallorcas.
Sulmuesi i Kosovës, zyrtarisht është prezantuar si lojtar i Mallorcas pas largimit nga Lazio, raporton Sinjali Sport.
Muriqi ka kryer sot stërvitjen e parë tek skuadra spanjolle, atje ku është pasqyruar edhe në disa fotografi nga ana e klubit.
Faqja zyrtare e Mallorcas përmes një postimi shfaqi fotografitë nga stërvitja e parë e sulmuesit kosovar.
“As pirati nuk mundet t’i ik kësaj mirëpritje”, duke qeshur kanë shkruar faqja e klubit spanjoll.
????????☠️ Ni un pirata se escapa de esta bienvenida, @MuriqiVedat. pic.twitter.com/AzoriIda7w
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) February 1, 2022