image Vedat Muriqi me shkrim emocionues para ndeshjes me Çekinë dhe Anglinë

Futboll

Sport/ Vedat Muriqi me shkrim emocionues para ndeshjes me Çekinë dhe Anglinë

news image

Sulmuesi, Vedat Muriqi do të jetë mungesa e madhe për Kosovën në ndeshjen e nesërme ndaj Republikës së Çekisë.

Muriqi ani pse fillimisht u  grumbullua me Kosovën, ai është detyruar të largohet nga grumbullimi pasi që lëndimi i tij ishte më serioz se që u pa në fillim.

Një dit para ndeshjes, Muriqi ka shkruar një shkrim emocionues në faqen e tij zyrtare në “Facebook” duke iu uruar sukses të gjithë shokëve të tij për ndeshjen e nesërme.

“I uroj sukses të gjithë shokëve të mi për ndeshjen e nesërme! Njëherësh, ndjej keqardhje që nuk do të mund të jap mund në fushë bashkë me ta në këtë përballje të rëndësishme. Përkrahje e plotë, përherë”, ka shkruar Muriqi./Gazeta Sinjali/