Sulmuesi, Vedat Muriqi do të jetë mungesa e madhe për Kosovën në ndeshjen e nesërme ndaj Republikës së Çekisë.
Muriqi ani pse fillimisht u grumbullua me Kosovën, ai është detyruar të largohet nga grumbullimi pasi që lëndimi i tij ishte më serioz se që u pa në fillim.
Një dit para ndeshjes, Muriqi ka shkruar një shkrim emocionues në faqen e tij zyrtare në “Facebook” duke iu uruar sukses të gjithë shokëve të tij për ndeshjen e nesërme.
“I uroj sukses të gjithë shokëve të mi për ndeshjen e nesërme! Njëherësh, ndjej keqardhje që nuk do të mund të jap mund në fushë bashkë me ta në këtë përballje të rëndësishme. Përkrahje e plotë, përherë”, ka shkruar Muriqi./Gazeta Sinjali/