Përfaqësuesja e Kosovës është duke u përballur me kombëtaren e San Marinos, e vlefshme për miqësoret e qershorit, shkruan Sinjali Sport.
Dardanët janë duke e demoluar kundërshtarin me rezultat të thellë 4-0.
Vedat Muriqi realizoi që të katër golat për Kosovën, ku tre nga asistimet erdhën nga mitrovicasi Arbër Zeneli.
Golin e katërt Muriqi e ka shënuar nga pika e bardhë.