Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi ka kompletuar dokumentacionin me kohë te skuadra spanjolle, Real Mallorca.
Trajneri i Mallorcas, Luis Garcia konfirmoi dje se nëse i kompletohet dokumentacioni, kosovari do jetë gati edhe për të qenë titullar ndaj Vallecanos.
Ndërsa, në listën e të ftuarve të skuadrës spanjolle, vërehet edhe emri i Muriqit.
Ndërkohë, mbetet të shihet nëse do të jetë nga minuta e parë në këtë takim të vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Mbretit. /Gazeta Sinjali Sporti/