image “Veç me fluturu”/ Ambulanca s'ka kah të kalojë në Lagjen e Spitalit

Sociale

“Veç me fluturu”/ Ambulanca s’ka kah të kalojë në Lagjen e Spitalit

news image

Komunikacioni i dendur në Prishtinë shpeshherë u shkakton telashe jo vetëm qytetarëve, por edhe ekipeve emergjente.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe sonte, ku për shkak të kolonave të gjata një autoambulancë është bllokuar në rrugën “Astrit dhe Arbnor Dehari”, në Prishtinë.

Një sinjalizues ka dërguar një video ku shihet komunikacioni i bllokuar nga veturat, ku si pasojë ka ngecur edhe automjeti i ndihmës së shpejtë.

/GazetaSinjali/