image Aksident trafiku në Grashticë, lëndohet një fëmijë 8-vjeç - Sinjali

Aksident trafiku në Grashticë, lëndohet një fëmijë 8-vjeç

news image

Sot në fshatin Grashticë të komunës së Prishtinës ka ndodhur një aksident në trafik, ku si pasojë lëndime ka marrë një fëmijë i moshës 8-vjeçare.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda urgjencës bëjnë të ditur se për shkak të lëndimeve të marra, fëmija është dërguar me autoambulancë drejt Qendrës Emergjente.

Sipas burimeve, aksidenti është shkaktuar nga një shofer i cili po voziste veturën e tipit Golf 4.

Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë informacione, por që të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin