image Aksidentohet skijatori dhe motor-saja në Brezovicë, autoambulanca arrin me vonesë - FOTO

Siguri

Aksidentohet skijatori dhe motor-saja në Brezovicë, autoambulanca arrin me vonesë – FOTO

news image

Sot në qendrën skitare në Brezovicë ka ndodhur një aksident në mes të një skjiatori dhe motor-saje brenda shtigjeve të skijimit.

Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Kërkim-Shpëtim Malor i Kosovës, përmes një njoftimi, ku thuhet se skijatori ka goditur motor-sajën që ka qenë duke lëvizur brenda shtigjeve të skijimit, dhe si rezultat është lënduar në disa pjesë të trupit.

Sipas njoftimit, në mungesë dhe vonesë të ekipeve mjekësore emergjente në qendrën skitare, dhe bllokim të rrugës nga kaosi i parkimit të automjeteve nuk ka mundur të mbërrijë autoambulanca.

Njoftimi:

Me datën 22.01.2022 në qendrën skitare Brezovice rreth orës 15:30 ka ndodhur një aksident në mes të një skjiatori dhe motor-saje brenda shtigjeve të skijimit.
Skijatori ka goditur motor-sajën që ka qenë duke lëvizur brenda shtigjeve të skijimit, dhe si rezultat është lënduar në disa pjesë të trupit.
Anëtarët tanë nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës fatmirësisht kanë qëlluar afër vendaksidentit dhe kanë reaguar menjëherë duke i ofruar ndihmën e parë viktimës.
Në mungesë dhe vonesë të ekipeve mjekësore emergjente në qendrën skitare, dhe bllokim të rrugës nga kaosi i parkimit të automjeteve nuk ka mundur të mbërrijë autoambulanca.

May be an image of 2 people and outdoors
May be an image of 2 people and outdoors

/GazetaSinjali/