image “Veç je nana e burrit tem se t’kisha mytë”/ Vjehrra në Prishtinë e gjuan me lugë nusen e saj, kjo e fundit e kërcënon me jetë   

Siguri

“Veç je nana e burrit tem se t’kisha mytë”/ Vjehrra në Prishtinë e gjuan me lugë nusen e saj, kjo e fundit e kërcënon me jetë   

news image

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. E nuk janë të rralla as rastet kur përfundojnë në telashe vjehrrat me nuse, raporton Gazeta Sinjali.

Mbrëmë pas mesnatës, një 27-vjeçare në Prishtinë ka përfunduar në stacion policor, si e dyshuar për dhunë në familje.

Sinjali mëson se ajo është denoncuar nga vjehrra e saj, e cila ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje me renë e saj, e kishte gjuajtur atë më lugë.

Ndaj kësaj kishte reaguar nusja e cila dyshohet ta ketë kërcënuar vjehrrën e saj duke i thënë mos ta prekë dhe i ka thënë se do e mbyste po të mos ishte nëna e bashkëshortit të saj.

E dyshuara është intervistuar nga hetuesit policorë dhe me urdhër të prokurorit, ndaj saj është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/