Në moshën 44-vjeçare ka vdekur Arben Dermaku.
Familjarët kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale se ai vdiq si pasojë e koronavirusit.
Dermaku ishte profesor i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, si dhe kishte qenë rektor i Universitetit “Kadri Zeka” të Gjilanit.
Familja ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të bëhet vetëm me pjesëmarrjen e familjarëve, për shkak të situatës me pandeminë.
Ngushëllime për familjarët ka ofruar edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.
“Prehu në paqe miku im i shtrenjtë, Prof.Arben. Do të kujtojmë dhe do të lutemi për ty gjithmonë e gjithë familja ime dhe unë në veçanti”, shkroi Hoti.