image Ndërron jetë në moshën 49-vjeçare nënoficeri i FSK-së, Besim Bajraktari

Sociale

Ndërron jetë në moshën 49-vjeçare nënoficeri i FSK-së, Besim Bajraktari

news image

Pas një sëmundjeje të rëndë sot ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Besim Bajraktari, ka njoftuar FSK-ja në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Bajraktari kishte shkuar për shërim në Francë ku edhe ndërroi jetë.

Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se ka ndërruar jetë nënoficeri i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterë i parë Besim Bajraktari, pas një sëmundjeje të  rëndë sot në Republikën e Francës ku ishte për shërim”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Në emër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës i shprehim ngushëllime familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë personelit ushtarak e civil të FSK-së. Ndërsa për ceremoninë e homazheve dhe varrimit do të  njoftoheni me kohë”, thuhet tutje në këtë njoftim.

/GazetaSinjali/