image Vdiq i arrestuari 26-vjeçar që dyshohet se i vuri zjarrin komisariatit të Kamzës

Shqipëri

Vdiq i arrestuari 26-vjeçar që dyshohet se i vuri zjarrin komisariatit të Kamzës

news image

Dyert e mortit janë hapur për 26-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në zjarrin që përfshiu ambientet e paraburgimit të Komisariatit të Policisë në Kamëz, mbrëmjen e së shtunës.

A. M. i arrestuar për “Dhunë në familje”, dyshohet se i vuri zjarrin me çakmak dhomës ku po qëndronte, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Si pasojë e flakëve dhe asfiksisë ai ndërroi jetë në spital, ndërsa u plagos një polic dhe i arrestuari tjetër D. I..

Trupi ka mbërritur në shtëpinë e prindërve të tij në Çekrez të Vaqarrit dhe pritet dërgimi për në banesën e fundit.

Ai njihej si person problematik, ku pjesën më të madhe të kohës nuk e kalonte në fshat, por jashtë vendit apo Tiranë.

Fqinjët janë shprehur shumë të prekur në lidhje me ngjarjen, duke bërë policinë fajtore për vdekjen e tij.

Të lënduar jashtë rrezikut për jetën mbetën  D. I., i arrestuar për vrasje të mbetur në tentativë, si dhe polici H.B.

Dy policë janë arrestuar dhe tre të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, pasi dyshohet se lejuan mbajtjen dhe përdorimin e mjeteve ndezëse.

Të arrestuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Mosdhënia e ndihmës” janë  oficerët  e sigurisë në dhomat e paraburgimit të të ndaluarve apo arrestuarve, F. I., 64 vjeç dhe H. B., 64 vjeç, raporton TopChannel.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

/GazetaSinjali/