Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar sot gjatë ditës se në 24 orët e fundit janë shënuar tri vdekje si pasojë e koronavirusit dhe 163 raste të reja me të infektuar.
Po ashtu bëhet e ditur se në 24-orëshin e fundit janë shëruar 40 pacientë.
Deri më tash, në Maqedoni janë shënuar 5.758 raste me COVID-19, derisa kanë vdekur si pasojë e tij 268 pacientë./ Gazeta Sinjali/