image Vdesin edhe pesë persona nga koronavirusi në Novi Pazar

Rajon

Vdesin edhe pesë persona nga koronavirusi në Novi Pazar

news image

Koordinatori i spitalit rajonal në Novi Pazar, Mirsad Gjerlek, ka njoftuar edhe për pesë viktimave të reja nga koronavirusi në këtë qytet.

Ai ka treguar se në qendrën rajonale për COVID-19 në Novi Pazar janë shtrirë 298 persona, raporton “RTS”.

“Është dita e parë që kemi më pak se 300 pacientë në qendrën rajonale në Novi Pazar. Momentalisht janë të shtrirë 298 pacientë. Janë shtrirë 11 persona në 24 orët e fundit, e shtatë janë në respiratorë. Për fat të keq pesë pacientë kanë humbur jetën”, ka shtuar Gjerlek.

Novi Pazar, qytet në Serbi i banuar me shumicë boshnjake, është goditur rëndë nga pandemia e COVID-19./Gazeta Sinjali/