image Vdesin edhe 6 persona nga koronavirusi në Kosovë

Shëndetësi

Vdesin edhe 6 persona nga koronavirusi në Kosovë

news image

6 persona kanë humbur betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit në vend, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media.

“Numri total i rasteve pozitive është 6.680 raste nga 33.289 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 164 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e MSH-së./Gazeta Sinjali/