Dy pacientë kanë vdekur sonte në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. Njëri nga ta kishte dalë pozitiv në testin për koronavirus, ndërkaq tjetri ishte në pritje të rezultatit, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali drejtori klinik i Spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismajli.
“Sonte kanë vdekur dy pacientë në spitalin tonë. Njëra nga viktimat është nga Kamenica, e cila është konfirmuar me koronavirus. Ndërkaq pacienti tjetër është nga Vitia dhe ka qenë në pritje të rezultatit”, ka thënë Ismajli./Gazeta Sinjali/