Veterani i UÇK-së, Sabit Fazliu nga Prekazi i Skënderajt sot ka ndërruar jetë, shkruan Gazeta Sinjali.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka njoftuar për vdekjen e tij dhe e cilësoi Fazliun si atdhetar, burrë të fjalës, i dashur me të gjithë e me plotë energji.
“Lajmi për vdekjen e veteranit të UÇK-së, Sabit Fazliu nga Prekazi më pikëlloi shumë. Sabit Fazliu ishte ushtar i Brigadës 114 ZO e Drenicës. Sabiti ishte atdhetar e burrë i fjalës, i dashur me të gjithë, plot energji e batuta të këndshme. Ngushëllime të sinqerta familjes Fazliu, miqve dhe bashkëluftëtarëve. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, shkroi Haxhiu në Facebook.