image Vdes veprimtari i çështjes kombëtare, Muhamet Hadergjonaj

Sociale

Vdes veprimtari i çështjes kombëtare, Muhamet Hadergjonaj

news image

Ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare një nga aktivistët e parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Deçan, Muhamet Hadergjonaj, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai ka vdekur në moshën 73 vjeçare. Kurse lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i degës së LDK-së në Deçan, Jeton Mushkolaj.

“Me pikëllim të thellë e pranova lajmin për ikjen në amshim të Muhamet Haderxhonaj – Baces Met. Ai ishte aktivist që nga ditët e para në LDK, ndërsa veçohej për anagazhimin e tij në strukturat e degës në Deçan. Kisha nderin e veçantë që për një kohë të bashkëpunoja me Bacen Met, thënë ndryshe të mësoja shumë nga ai”, ka shkruar ai në Facebook.

Hadergjonaj do të varroset nesër në varrezat e fshatit Pobergjë të Komunës së Deçanit. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 14:00. /Gazeta Sinjali/

May be an image of 1 person and text