Vëllai i kryetarit të komunës së Suharekës Bali Muharremaj, pas një sëmundje të gjatë ka vdekur sot.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Suharekës përmes një postimi në Facebook, duke thënë se përpjekja më e madhe e tij ishte përballja me jetën.
“Ishte një̈ ndër shtyllat tona kryesore të familjes sonë Muharremaj në Gjinoc”, ka shkruar Muharremaj.
Muharrmaj ka njoftuar se varrimi i të ndjerit bëhet në ora 15:00, me prezencën e rrethit të ngushtë familjar. /Gazeta Sinjali