Bota e modës ka shënuar një tjetër humbje. Në moshën 76 vjeçare ka vdekur stilisti i njohur Kansai Yamamoto, një ndër pionierët e modës japoneze dhe artisti i parë nga ky vend që prezantoi një koleksion personal në Londër në vitin 1971.
Yamamoto ishte i sëmurë me leukemi dhe prej fillimit të vitit po trajtohej në një spital në Tokio. Veshjet e tij adhuroheshin nga shumë muzikantë e aktorë mes të cilëve mund të përmendim David Bowie, Ziggy Stardust, John Lennon e Stevie Wonder.
Lajmi u konfirmua nga vajza e tij Mirai, e cila njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale vdekjen e stilistit të njohur.
“Babai im u largua nga kjo botë në paqe, i rrethuar nga njerëz të dashur”, shkruan ajo. /Gazeta Sinjali