image Vdes shoferi dhe lëndohen 6 persona në një aksident në Fushë Krujë

Rajon

Rajoni/ Vdes shoferi dhe lëndohen 6 persona në një aksident në Fushë Krujë

news image

Një person ka vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar si pasojë e një askidenti mes dy veturave dhe një autobusi, në aksin rrugor Tiranë – Fushë Krujë, në afërsi të fshatit Dritas.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, personi i vdekur është shoferi i autobusit, një 59 vjeçar me inicialet F.XH.

Kurse, 6 personat e lënduar janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, si shkak i këtij aksidenti është krijuar kolonë 10km e gjatë në këtë aks rrugor.

Në vendngjarje ka dalur policia dhe ambulanca. Akoma nuk dihen shkaqet e aksidentit. /Gazeta Sinjali/