Një person ka vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar si pasojë e një askidenti mes dy veturave dhe një autobusi, në aksin rrugor Tiranë – Fushë Krujë, në afërsi të fshatit Dritas.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, personi i vdekur është shoferi i autobusit, një 59 vjeçar me inicialet F.XH.
Kurse, 6 personat e lënduar janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, si shkak i këtij aksidenti është krijuar kolonë 10km e gjatë në këtë aks rrugor.
Në vendngjarje ka dalur policia dhe ambulanca. Akoma nuk dihen shkaqet e aksidentit. /Gazeta Sinjali/