Ka vdekur në moshën 48 vjeçare shkrimtari boshnjak me prejardhje shqiptare, Bekim Sejranovic. Ndarjen e tij nga kjo botë e konfirmoi për mediat e huaja, miku i ngushtë i tij, Damir Uzunovic, drejtor i një shtëpie botuese në Sarajevë.
Shkaqet e vdekjes së shkrimtarit dhe përkthyesit të letërsisë, ende nuk janë bërë të ditura por mësohet se ai vuante nga një sëmundje.
Bekim Sejranovic lindi më 1972 në Berqko, ku dhe kishte mbaruar shtatë klasë të shkollës fillore. Që nga viti 1985 ai ka ndjekur Shkollën e Mesme Detare në Rijeka, me gradën shkencore detare.
Pas diplomimit, ai studioi për një vit në Fakultetin e Studimeve Detare në Rijeka, por më pas vendosi të studiojë letërsi kroate dhe krahasuese në Fakultetin Filozofik në Rijeka.
Ai u transferua në Oslo në 1993 dhe mori gradën master në letërsinë sllave të Jugut nga Fakulteti i Historisë dhe Filozofisë në 1999.
Nga viti 2001 deri në 2006, ai punoi si pedagog në fakultetin e përmendur dhe dha mësim për letërsi dhe gjuhë sllave të Jugut.
Që nga viti 2000, ai ka punuar si përkthyes i gjykatës dhe përkthyes letrar. Shkrimtari boshnjak me prejardhje shqiptare kishte qenë pjesë edhe e festivaleve të ndryshme kulturo-artistike, një ndër të cilat ishte mbajtur më 2013-ën edhe në qendrën e kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë.
Sejranoviq në festivalin “Do You Read Me”, ishte shfaqur para publikut duke lexuar pjesë nga romani i tij “Sandalet”, i cili përbëhet prej disa tregimesh të shkurta. /Gazeta Sinjali/