Ka vdekur sot Prof.Dr. Sabahajdin Cena. Lajmin e ka dhënë kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, duke thënë se emri i tij do të gdhendet me shkronja ari, ndërsa kronikat e tij për UÇK-në do të vazhdojnë të bëjnë jehonë në histori.
Postimi i kryetarit të Rahovecit:
Iku në amshim Profesor Sabahajdin Cena.
Kur bien lisat e mëdhenj trandet edhe mali e fusha. Njeriun që nuk u ndal për asnjë moment duke punuar, luftuar e shkruar, e paska rrëzuar sëmundja e rëndë. Ai “i lau e i kjau” dëshmorët e Atdheut, këndoi e shkroi për bëmat e lavdinë dhe i gdhendi emrat e tyre në gurë; maleve, fushave e skaj rrugëve të atdheut. I bëri jehonë luftës së lavdishme të popullit shqiptar me emblemën e UÇK-së në krye.
Prof. Dr. Sabahajdin Cena u bë një me luftën çlirimtare duke u bërë kronisti i kësaj historie të lavdishme në trojet shqiptare e më gjerë. Emri i tij do të gdhendet me shronja ari, ndërsa kronikat e tij për UÇK-në do të vazhdojnë të bëjnë jehonë në histori.
Lavdi e nderim për njeriun e pushkës e të penës, profesor Dr. Sabahajdin Cena!
Ngushëllime familjes së ngushtë, farefisit, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që ndjejnë dhembje për humbjen e Prof. Dr. Sabahajdin Cena!