image Vdes politikani i njohur gjerman

Evropë

Vdes politikani i njohur gjerman

news image

Ish-kryetari i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), Hans- Jochen Vogel, ka vdekur sot në moshën 94-vjeçare në Munchen.

Vogel ishte përkrahës i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë në vitin 1999.

Ai ka qenë kryetar i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), kryetar i Münchenit, ministër i drejtësisë, shef i grupit parlamentar të SPD-së, kandidat për kancelar, prefekt i Berlinit. Hans-Jochen Vogel ishte instancë morale e shoqërisë gjermane dhe gëzonte respekt edhe nga kundërshtarët politikë.

Në një intervistë për “Süddeutsche Zeitung” Hans-Jochen Vogel tha: “Me rastin e ndërhyrjes në Kosovë mua në fund gjithsesi më ka bindur argumenti se edhe pa mandat të Kombeve të Bashkuara nuk duhet toleruar dëbimet masive dhe vrasjet, aq më tepër kur ato ndodhin në fqinjësi të afërt. Kjo nuk ka qenë e thjeshtë për mua, por ekziston edhe domosdoshmëria e krishterë për të ndihmuar”.

Një gazetar gjerman në një përkujtim shkruan: atij nuk i duhej rendi i ditës, ai ishte vetë rendi i ditës – i saktë, korrekt, organizator fantastik, me ditë e javë të planifikuara dhe të strukturuara. Një sinonim i burokracisë gjermane në kuptimin më pozitiv të mundshëm. Një shërbëtor i shtetit dhe atdheut./ Gazeta Sinjali/