Larry Tesler, personi që bëri punën më të lehtë me kompjuter ka vdekur në moshën 74-vjeçare.
Falë inovacioneve të tij për shpikjen e komandave “cut” (shkëput), “copy” (kopjo) dhe “paste” (barte) – kompjuteri u bë më i thjeshtë për t’u mësuar e për t’u përdorur.
Tesler ishte lindur në Bronx të New Yorkut më 1945. Ai kishte studiuar në Stanford University në Kaliforni.
Ka punuar në shumë kompani të mëdha gjatë karrierës së tij, përfshirë Apple ku punoi për 17 vjet. Pas largimit nga Apple, Tesler hapi kompani të veten dhe punoi edhe për Amazonin e Yahoon. /Gazeta Sinjali/