Shoferi që u vetaksidentua më 27 qershor në Prishtinë, ka vdekur në QKUK, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se ai ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve që kishte marrë pasi kishte humbur kontrollin mbi veturë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.