image Vdes nusja indiane në dasëm, motra pranon ta zëvendësojë

Botë

Vdes nusja indiane në dasëm, motra pranon ta zëvendësojë

news image

Një nuse Indiane ka vdekur pas një ataku kardiak gjatë dasmës së saj në Indi.

Familjarët e saj vendosën që ta zëvendësojnë atë me motrën e saj të vogël Nishën, vetëm e vetëm që të mos prishej festa.

Ngjarja ndodhi në Uttar Pradesh, por ka bërë xhiron e botës për shkak të situatës që pasoi tragjedinë. Pasi thirrën mjekun, i cili nuk arriti dot ta shpëtonte nusen, të dyja familjet nuk vendosën të mbyllnin dasmën, por menduan se gjëja më e mirë për t’u bërë ishte që dhëndëri të martohej aty për aty me motrën e së ndjerës, raporton The Times, transmeton Gazeta Sinjali.

Ndërkohë që festimet vijuan, trupi i nuses u fut në një dhomë, për t’u dërguar në krematorium pas dasmës.

Njëri nga familjarët e nuses u shpreh: “Ishte vendim i vështirë për familjen. Të dyja palët u ulëm për të diskutuar se çfarë do të bënim dhe dikush sugjeroi që nusja të zëvendësohej nga motra e saj e vogël. E diskutuam këtë variant dhe ramë dakord. Por ishte shumë e vështirë për ne. Një nga vajzat tona ishte e vdekur në njërën dhomë, ndërsa vajza tjetër po martohej”.

/GazetaSinjali/