image Vdes një punëtor në vendin e tij të punës në Milloshevë

Siguri/ Vdes një punëtor në vendin e tij të punës në Milloshevë

news image

Një person ka humbur jetën në vendin e tij të punës, rasti ka ndodhur sot pas orës 13:00 në fshatin Milloshevë të Obiliqit, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Stacioni policor në Obiliq është njoftuar sot rreth orës 13:35 për një rast në fshatin Milloshevë, ku një punëtor ka humbur jetën në vendin e tij të punës. Policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka inicuar rastin në fjalë si “asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, tha Krasniqi për Gazetën Sinjali.

Me urdhër të prokurorit personi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, shtoi ai.

Mësohet se bëhet fjalë për Rr.C rreth 60 vjeçar. /Gazeta Sinjali/