Një person i gjinisë mashkullore ka ndërruar jetë dje si pasojë e lëndimeve trupore që ka marrë në vendin e tij të punës, raporton Gazeta Sinjali.
Policia njofton se rasti ka ndodhur në rrugën “Gjozerf Bajden”, në Gjilan.
“Përderisa ishte duke punuar dhe si pasojë e lëndimeve, viktima ka vdekur. Viktima është dërguar në Spitalin e Gjilanit pa shenja jete”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Gazeta Sinjali.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.
Rasti në polici është hapur si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
Nuk jepen detaje se çka konkretisht ka punuar i ndjeri. /Gazeta Sinjali/