Një person në fshatin Novosellë të Malishevës ka vdekur, pas përfshirjes së stallës së tij nga zjarri.
I njëjti është dërguar pas mesnatës së 3 gushtit, pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare, shkruan Sinjali.
Siç njofton Policia, shkaku i vdekjes së tij dyshohet të jetë ajri i tymosur në një stallë që ishte përfshirë nga zjarri, e në të cilën gjendej viktima.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.