Një person ka vdekur dje në Kamenicë, pasi ishte rrokullisur me automjetin e tij të ngarkuar me dru, shkruan Gazeta Sinjali.
Viktima ishte dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kamenicë, por sipas mjekut ai ishte sjellë pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, zjarrfikësit dhe prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:22 dhe rasti në polici është hapur si “vdekje e dyshimtë”. /Gazeta Sinjali/