Një person ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme në Gjakovë.
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ka konfirmuar se i ndjeri, ishte dërguar në Spitalin e Gjakovës me autoambulancë, ndërsa mjekët kanë konfirmuar vdekjen e tij.
Trupi i tij është dërguar për obduksion, ndërsa Policia e Kosovës është duke e hetuar vdekjen e tij.
“Viktima mashkull K-Shqiptar me autoambulancë është dërguar në Spitalin e Gjakovës, ku më pas ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/