image Vdes një grua nga gripi në Tiranë, nuk ishte vaksinuar

Rajon

Rajon/ Vdes një grua nga gripi në Tiranë, nuk ishte vaksinuar

news image

Një grua në Tiranë ka humbur jetën në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ajo ishte e prekur nga gripi, konfirmohet në buletinin e Institutit të Shëndetit Publik.

Siç konfirmon ministria e Shëndetësisë, gruaja e cila nuk është e identifikuar për mediat, por ishte 61 vjeçe, ka pasur sëmundje kronike të zemrës, “me fillim të menjëhershëm dhe me pneumoni. Pacientja ishte e pavaksinuar ndaj gripit”, thuhet në buletin.

“Në javën e 3-të në SUSM “Shefqet Ndroqi” ka ndodhur një vdekje e një pacienteje me moshë 61 vjeç, me sëmundje kronike të zemrës, me fillim të menjëhershëm dhe me pneumoni. Pacientja ishte e paviksinuar nga gripi”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/