image Vdes një grua në QKUK, dyshohet se kishte marrë plagë nga arma e zjarrit

Kosovë

Policia/ Vdes një grua në QKUK, dyshohet se kishte marrë plagë nga arma e zjarrit

news image

Një grua ka ndërruar jetë në QKUK, dyshohet se kishte marrë plagë nga arma e zjarrit, raporton Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës ka nisur hetim për t’i sqaruar rrethanat se si ka ardhur deri te vdekja e gruas.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën  se ekipi mjekësor në QKUK, ka konstatuar vdekjen e një personi (femër).Viktima sipas të dhënave fillestare, dyshohet se kishte marrë plagë nga arma e zjarrit.Aktualisht hetuesit policor, kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat  e këtij rasti”, tha Ahmeti për Gazetën Sinjali.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për këtë rast…

/Gazeta Sinjali/