Një fëmijë ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur më 15 mars në Suharekë.
Policia ka bërë të ditur se viktima si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti i trafikut ishte duke u trajtuar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.
Po ashtu, Policia ka njoftuar se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.