image Vdes një femër në QKUK, ishte aksidentuar para tri javësh

Siguri

Vdes një femër në QKUK, ishte aksidentuar para tri javësh

news image

Një femër që ishte aksidentuar para tri javësh në autostradën “Ibrahim Rugova” ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç ka njoftuar Policia, e njëjta po trajtohej në QKUK për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti i 19 gushtit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

/GazetaSinjali/