Një femër që ishte aksidentuar para tri javësh në autostradën “Ibrahim Rugova” ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç ka njoftuar Policia, e njëjta po trajtohej në QKUK për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti i 19 gushtit.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.