Një 22 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në Malësi të Madhe.
Aksidenti dyshohet se ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:50 mes dy automjeteve, në aksin rrugor Koplik-Hot, në vendin e quajtur “Kështjella e Dragoit”.
Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit 22 vjeçari me inicialet K.C., iu dha ndihma e parë në spitalin e Shkodrës, pastaj u dërgua për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, por si pasojë e plagëve nuk ka arritur të mbijetojë.
Ndërkaq, drejtuesi i automjetit tjetër është shoqëruar në polici, për veprime të mëtejshme, raporton tvklan.
Në njoftimin e policisë thuhet:
“Më datë 29.08.2021, rreth orës 21:50, në aksin rrugor Koplik-Hot, në vendin e quajtur ‘Kështjella e Dragoit’,Vukpalaj, Malësi e Madhe, mjeti tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin F. D., 24 vjeç, banues në fshatin Rapshe, Malësi e Madhe, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin K. C. 22 vjeç, banues në Bajze, Malësi e Madhe.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.