image Vdes nga kontakti me rrymën burri nga Suhareka

Kosovë

Vdes nga kontakti me rrymën burri nga Suhareka

news image

Dje në Suharekë ka vdekur një burrë. Sipas dëshmitarëve, viktima ishte goditur nga rryma, raporton Sinjali.

Raportohet se viktima ishte sjellë pa shenja jete në emergjencë. Ndërsa, në vendin e ngjarjes ka dalë policia, prokuroria dhe ekipet e KEDS-it.

“Raportohet se është sjellë pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar. Sipas dëshmitarëve viktima ishte goditur nga rryma.  Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, njësiti i KEDS dhe inspektori i punës”, bëhet e ditur përmes raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti po vazhdon të hetohet./Sinjali/