image Lekaj: Tregojuni qytetarëve që jeni qeveri e hajgareve, tregojuni si të flenë e si lahen

Politikë

Lekaj: Tregojuni qytetarëve që jeni qeveri e hajgareve, tregojuni si të flenë e si lahen

news image

Për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë nga Qeveria në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ka kritikuar edhe deputeti nga AAK-ja Palë Lekaj.

“Qeveria ka eksperimentuar me masat emergjente dhe nuk ka bashkëpunim me opozitën”, tha Lekaj.

Deputeti i AAK-së më tej theksoi se në emër të Grupit Parlamentar nuk di si ta komentoj këtë tentim vendim të qeverisë. Qysh nga fillimi i qeverisjes Kurti nga mosdija për udhëheqje është eksperimentuar në baza emergjente.

“E nderuar qeveri, lidhur me këtë temë keni mospërputhje të njohjes së konceptit emergjent sepse është e 6-ta herë që e shpallni këtë gjendje. Tregojuni qytetarëve që nuk bashkëpunoni me opozitën”, tha Lekaj.

Më tej deputeti shtoi se Qeveria nuk e ka marrë seriozisht gjendjen me energjinë elektrike.

“Tregojuni që jeni qeveri e hajgareve. Tregojuni si të flenë si lahen, si të vishen e si t’i izolojnë shtëpitë. Për fat te keq për Kosovën kjo qeveri nuk ka lidhur kontratat jashtë shtetit për furnizim me energji. Përballë të gjitha këtyre problemeve vendimi më i mirë është që ta quajmë ministri apo Qeveri emergjente”, tha deputeti i AAK-së.

/GazetaSinjali/