image Sot i jepet lamtumira e fundit babë e birit që humbën jetën nga goditja e rrymës në Deçan

Siguri

Sot i jepet lamtumira e fundit babë e birit që humbën jetën nga goditja e rrymës në Deçan

news image

Babë e bir, të cilët humbën jetën në mënyrë tragjike pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike, do t’i jepet lamtumira e fundit sot në fshatin Maznik të Deçanit.

Ceremonia e varrimit për Xhemajl dhe Hasan Mustafajn është caktuar të mbahet në orën 14:00.

Ngjarja fatale ndodhi teksa të dy po pastronin automjetin e tyre, fillimisht u godit nga rryma babai, ndërsa djali humbi jetën pasi tentoi t’i vinte në ndihmë.

Pas incidentit, të dy u transportuan fillimisht në QKMF-në e Deçanit dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ku mjekët konfirmuan vdekjen e tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/