image Vdes nga COVID-19 mjeku shqiptar që po kurohej në Itali

Shqipëri

Vdes nga COVID-19 mjeku shqiptar që po kurohej në Itali

news image

Mjeku i njohur neurolog, Drin Bobi, gjendej prej disa ditësh i shtruar në Itali, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore me COVID-19, për të marrë një mjekim më të specializuar, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë, shkruan Gazeta Sinjali.

Mjeku 51-vjeçar kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 më 22 nëntor dhe me kalimin e kohës gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Ai kishte disa ditë që ishte në gjendje të rëndë për shkak të komplikacioneve që i kishte shkaktuar virusi dhe në rrjetet sociale u iniciua fushatë për financimin e kurimit të tij.

Përveç shumës që u mblodh në rrjetet sociale edhe ministria e Shëndetësisë ka marrë përsipër shpenzimet për kurimin e tij në Itali, por për fat të keq mjeku nuk ia ka dalë të fitojë betejën me sëmundjen vdekjeprurëse.

Drini Dobi ka qenë mjek neurolog në QSUT prej më tepër se dy dekadash. Prej dy vitesh ai drejtonte Shërbimin Neurovaskular aty. /Gazeta Sinjali/