image Vdes nga ataku kardiak mjeku i Spitalit të Mitrovicës

Sociale

Vdes nga ataku kardiak mjeku i Spitalit të Mitrovicës

news image

Ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare, shefi i Repartit të Fiziatrisë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, Bedri Bimbashi, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e mjekut e ka bërë të ditur familjari i tij, Gëzim Bimbashi, i cili ka thënë se mjeku ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak.

Bedri Bimbashi ka shërbyer edhe gjatë luftës në QKMF dhe ambulanta në fshatra të ndryshme në Skenderaj, për të ju ofruar ndihmë qytetarëve të kësaj ane.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në fshatin Llaushë të Skenderajt në orën 15:00./Gazeta Sinjali/