image Vazhdon rritja e numrit të pacientëve me COVID-19 në spitalet e Kosovës - Sinjali

Vazhdon rritja e numrit të pacientëve me COVID-19 në spitalet e Kosovës

news image

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID dhe spitalet rajonale janë të shtrirë 72 pacientë, 43 prej tyre pozitiv me COVID-19 dhe 29 që e kanë kaluar virusin.

Sipas SHSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 38 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 3 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 10 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid;

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë ;

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë;

Spitali i Pejës, 8 pacientë;

Spitali i Prizrenit, 6 pacientë;

Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë;

Spitali i Ferizajt, 3 pacientë./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin