image Tragjedia në Skenderaj/ 51-vjeçari dyshohet se e qëlloi me 6 plumba gruan e tij

Siguri

Tragjedia në Skenderaj/ 51-vjeçari dyshohet se e qëlloi me 6 plumba gruan e tij

news image

Një 51 vjeçar me inicialet S.Q., dyshohet se sot ka vrarë gruan e tij 48-vjeçare me inicialet L.Q., në fshatin Llaushë të Skenderajt, raporton Gazeta Sinjali.

Nga burimet brenda Prokurorisë, Sinjali mëson se 51-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me gjashtë plumba gruan e tij.

48-vjeçarja u dërgua me urgjencë në Spitalin e Mitrovicës, për nuk arriti t’u mbijetonte plagëve, duke ndërruar jetë.

Sinjali pak më parë raportoi se i dyshuari është vetëdorëzuar në Stacion Policor në Skenderaj, ku ka dorëzuar edhe armën e zjarrit të llojit pistoletë, me të cilën dyshohet se vrau bashkëshorten e tij.

“E vrava gruan”, u ka thënë ai zyrtarëve policorë në këtë stacion, në momentin kur është vetëdorëzuar.

Në vendin e ngjarjes, Policia njoftoi se ka gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/