Ka ndërruar jetë Egzon Kryeziu në një nga spitalet e Stambollit ku po trajtohej pas aksidentit të rëndë në të cilin ishte përfshirë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për vdekjen e të riut e ka dhënë babai i tij, Ramë Kryeziu.
“Ju njoftoj me pikëllim të thellë se djali jonë Egzon Kryeziu, sot në Stamboll ndërRojë jetë pas 9 muaj luftë me plagët e mara nga aksidenti i rëndë. I falenderojmë te gjithë të cilët kanë ndihmuar për t’u shëruar. Për ditën e varrimit ju njoftojmë me kohë. Familja Kryeziu”, ka shkruar ai në Facebook.
Egzon Kryeziu ishte aksidentuar rëndë në dhjetorin e vitit të kaluar, aksidenti kishte ndodhur në periferi të Prishtinës ku ai bashkë me kolegët po kthehej nga një ndejë e fundvitit. Në këtë aksident në vendin e ngjarjes kishin humbur jetën dy vajza./ Gazeta Sinjali/